MENU
klinika

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

02.05.2024 - 19:14

Një retorikë të ashpër ka përdorur Juristi Romeo Kara ndërsa komentoi në një emision televiziv deklaratat e kreu të PL Ilir Meta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Një njeri që ka bërë krime, e quajti Kara kreun e PL-së, për të cilin tha se e konsideron veten të paprekshëm.

“SPAK ka bërë gabime të mëdha se duhet ta kishte kapur Metën në majë të paraleles për veshi me gjithë familjen e vetë që e ka zhytur në krim. Me gjithë bandën LSI, që nëse i merr 1 më 1 ish drejtorët që edhe kur nuk kishin njerëzit para për të paguar për të hyrë në punë punonin 6 muaj falas e pastaj vazhdonin punën. Kur të flet Meta për moral është për t’i rënë murit me kokë. Për këtë ka faj SPAK që rri nga 7 vjet dhe i vjen vërdallë këtij personi. Që duke i ardhur vërdallë këtij i është mbushur mendja se është i paprekshëm. Dhe guxon ky merret dhe me Amerikën. Se ai tallet me këta të huajt. Është miliarder. Një njeri që ka bërë krime. Jam dakord me Berishën që nja dy i ka lënë te mali me gropa. S’ka lënë gjë të zezë pa bërë del e na shet dokrra. Se nuk e njohim ne ilir Metën apo ilir Metajn”, tha Kara në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.
Të pashpresë e konsideroi juristi Metën, ndërsa zhurmën që ka krijuar së fundi ia atribuoi pasigurive që ai ka.

“Për herë të parë që u janë plotësisht dakord me Berishën që ai është një kokë e qelbur dhe një kokë e krimit. Besoj se ky kokë 18 cepësh për mua që është kokë e qelbur dhe e krimit është thjesht i pashpresë. E kam thënë se personi më i zhurmshëm nuk është më i forti por më i pasigurti. Ai e shef të ardhmen e tij katastrofë”.

Autogol e quajti gjuhën e ashpër të Metës ndaj SPAK edhe ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Skerdjan Dhuli.

“Kam pasur kontestime ndaj SPAK, por diferenca mes kontestimeve dhe gjuhës së ashpër është e madhe, në përplasjen mes metës dhe dumanit dikur do t’i duhet ti mbyllet karriera. Dhe këtu mendoj se mbyllet karriera e Metës. Retorika është e papranueshme, aman kjo kurrsesi nuk mundet të jetë një mbështetje pa kushte ndaj SPAK. SPAK e mbështes edhe unë. Ama nuk mund të thuash sot se spak është në vijën e duhur. S’po gjen dot një person të arrestuar në detyrë. S’po gjen dot një zyrtar të arrestuar në detyrë. Meta po bën gafë trashanike në mënyrën si i drejtohet spak. Po bën autogol. Duam apo jo, SPAK është institucion kushtetues”, u shpreh Dhuli.