MENU
klinika

VIDEO

Spektakël fishekzjarrësh dhe festë, Vlora çel sezonin turistik

10.05.2024 - 22:12

Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2024. Në një atmosferë festive ku nuk kanë munguar spektakël fishekzjarrësh, kulinari, koncert festiv, Vlora uron për një sezon të mbarë. Çelja e sezonit është bërë në zonën e Lungomares ndërsa gjatë gjithë kësaj jave në Vlore ka patur një sërë aktivitetesh.

Në çeljen e sezonit edhe panair kulinarie me produktet tradicionale, polifoni e valle dhe këngë qytetare vlonjate për të kulmuar edhe me koncertin e madh festiv. Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka uruar për një sezon të mbarë duke e quajtur Vlorën destinacionin kryesor te turizmit.

“E duam Vlorën në festë në 12 muajt e vitit. Ky është misionin ynë. Dua të falënderoj të gjitha ata që kanë punuar 24 orë, kolegët e bashkisë, i gjithë stafi i bashkisë. Ta gëzojmë sezonin veror dhe të kemi të gjithë të lumtur së bashku”, theksoi ai.

Edhe kreu i operatoreve turistik, Vasil Bedinaj ka theksuar se Vlora e ka sezonin tashme gjithëvjetor ndërsa të huajt kanë nisur ta frekuentojnë qytetin. Sfida e Vlorës mbetet shtimi i kapaciteteve akomoduese pasi me ndërtimin e Aeroportit Vlora do të presë edhe me shumë turistë

Spektakël fishekzjarrësh dhe një koncert festiv me emra te njohur të muzikës kanë shoqëruar çeljen zyrtare të sezonit , ndërsa të pranishëm qytetare të shumtë, por edhe turistë vendas e të huaj.