MENU
klinika

U shpall fajtor për 34 akuza

Trump: Gjyqi ishte shumë i padrejtë

31.05.2024 - 19:36

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e quajti këtë të premte gjyqin në të cilin ai u shpall fajtor për fshehjen e parave dhe falsifikimin e dokumenteve të biznesit përpara një gjykate në Nju Jork “shumë të padrejtë”.

“Sa i përket vetë procesit, ai ishte shumë i padrejtë. E patë se çfarë ndodhi me disa dëshmitarë që ishin në anën tonë, gjykatësi i kryqëzoi”, tha Trump në konferencën për shtyp.

Trump vazhdoi të kritikojë gjyqtarin Juan Mercan, duke thënë: “Ai duket si një engjëll, por ai në fakt është djalli. Asnjëherë një gjyqtar nuk ka qenë më i konfliktuar. Disa njerëz të këqij janë fajtorë për këtë”.

“Nëse ata mund ta bëjnë këtë për mua, ata mund t’ia bëjnë këtë kujtdo“, vazhdoi Trump.

Trump u shpall fajtor nga Gjykata e Qarkut në Manhatan për 34 pika të aktakuzës. Mercan caktoi 11 korrikun si datën kur do të jepet verdikti i Trump.