MENU
klinika

“Do ta shikosh çfarë do të ndodhë, do të djeg”

Zbardhet denoncimi i fundit i shqiptares që u vra nga ish-burri në Greqi!

16.05.2024 - 20:25

Gruaja shqiptare, Enkeleda Danaj, e cila u vra nga ish-burri i saj në Greqi e kishte denoncuar atë për dhunë disa herë.

Por hera e fundit që ajo ka bërë kallëzim në policinë greke ka qenë 10 ditë më parë, pikërisht në 7 maj.

Në dëshminë e saj që është bërë publike nga mediat greke, 40 vjeçarja ka deklaruar se ata ishin të divorcuar dhe kishin dy fëmijë.

Herën e fundit të denoncimit ajo ka deklaruar se ish burri, Eduart Danaj e ka rrahuar dhe kërcënuar, madje në datën 6 maj, ai kishte shkuar poshtë shtëpisë së saj dhe e vëzhgonte, duke i thënë se “do ta shikosh çfarë do të ndodhë ty, do të djeg”.

“Në përgjithësi nuk shkuam kurrë mirë, ai më ka kërcënuar, ka abuzuar shumë herë dhe më ka mërzitur gjithashtu. Kam raportuar shumë incidente, por jo të gjitha. Prej një jave e kam parë duke më parë, ulur në makinën e tij jashtë shtëpisë sime dhe nuk e di pse. Dje (6 maj) rreth orës 23:30 ai ishte përsëri jashtë shtëpisë sime ulur në makinën e tij. Iu afrova dhe e pyeta ‘pse je këtu’ dhe ai filloi të kërcënonte: ‘do të shohësh se çfarë do të ndodhë me ty, do të të djeg’ . Ai ishte i dehur dhe kishte disa kanaçe birrë në makinë. Aty shkova të lajmëroja policinë dhe ai më kapi për fyti me forcë. Më pas ka telefonuar vajza dhe kemi shkuar në polici”, ka thënë e ndjera ndër të tjera në dëshminë e saj në polici 10 ditë më parë.