MENU
klinika

"Kush shkon në dyert e gjykatave…"

Zyrtarët e lartë socialistë në SPAK, Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do kenë asnjë mbrojtje politike

10.05.2024 - 13:15

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka komentuar edhe paraqitjen e zyrtarëve të lartë socialistë në SPAK. I pyetur nga gazetarët se çfarë qëndrimi ka PS, ai u shpreh se nuk komentojnë vendimet që merr drejtësia.

Klosi tha ndër të tjera se “kush shkon në dyert e gjykatave do gjykohet për ato çfarë faktet tregojnë në procesin gjyqësor dhe nuk do ketë asnjë mbrojtje nga politika”.

Drejtësia e re -tha Klosi- është edhe realizimi i një premtimi elektoral që Partia Socialiste erdhi në pushtet në 2013.

“Sic e kemi thënë ne nuk kemi komente për vendimet që do marrë drejtësia, por jeni të qartë që kushdo që është kërkuar të japë informacione para drejtësisë nuk ka pasur pengese nga PS dhe nga kryeministri. Besoj që është një realizim i një premtimi të fortë elektoral që ne morëm mandatin në 2013 për një drejtësi të pavarur. Kushdo që ka kërkesa nga organet e drejtësisë së re për të dhënë informacione do të duhet të japë

Kush shkon në dyert e gjykatave do gjykohet për ato çfarë faktet tregojnë në procesin gjyqësor dhe nuk do ketë asnjë mbrojtje nga politika për ata që kanë procese gjyqësore”, u shpreh Klosi.