Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dje, iu ka bërë thirrje pjesëtarëve të policisë që të “përgatiten”, siç tha ai, për periudhën e vështirë përpara, në mënyrë që çdo pëllëmbë e territorit të Serbisë të jetë e sigurt.”Ne jetojmë në një botë ku nuk ka siguri dhe është e pamundur të shihet lehtësisht se çfarë do të ndodhë deri në fund të vitit, e lëre më të planifikohet për të ardhmen.” Prandaj duhet të përgatitemi mirë për çdo skenar të mundshëm”, tha Vuçiq në festën e Ditës së Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Ditës së Policisë, në lagjen e Beogradit Makiš. Ai tha se policia është “popullore” dhe se ka qenë “gjithmonë me popullin në kohën më të vështirë”. “Në kohën e qasjes perverse të një pjese të medias dhe publikut ndaj qeverisë dhe ndaj shërbimeve publike, policia shpesh paraqitet si organizatë terroriste. “Policia jonë është polici popullore, ka qenë gjithmonë me popullin kur ka qenë më e vështira”, tha presidenti. Ai u ka bërë thirrje pjesëtarëve të policisë që të kenë qëndrim të barabartë ndaj çdo qytetari të Serbisë, por edhe ka uruar që “të mos ndodhë më kurrë” që t’u imponohet si punë ekstradimi i qytetarëve serbë me thasë. “Unë po ju kërkoj që çdo qytetar të ndjejë se keni marrëdhënie të barabarta me ta, pavarësisht nëse janë boshnjakë, romë apo vëllezër tanë hungarezë, se ju mbroni veçanërisht gratë në çdo vend”, tha Vuçiç. Ai shtoi se është i kënaqur me uljen e shkallës së përgjithshme të krimit në Serbi, veçanërisht për krimet më të rënda si vrasjet dhe përdhunimet. Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç tha se “nuk ka shtet të fortë pa ushtri dhe polici të fortë”, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë “jo vetëm miq të policisë, por edhe partnerë në punën e tyre”.