Aktori i njohur Ashton Kutcher është kritikuar nga kolegët e tij pasi doli pro krijimit të filmave në Hollywood, me përdorimin e inteligjencës artificiale (Al).
Gjatë një interviste Los Angeles, Kutcher vlerësoi aplikacionin Sora të zhvilluar nga OpenAI për video.
“Kam një version të tij në fazën e rishikimit dhe është shumë i mahnitshëm. Ju mund të krijoni gjithçka që dëshironi. Mund të bëni video të mira 10, 15 sekondash që duken shumë reale. Ende nuk e kupton mirë fizikën…Por nëse shikoni gjeneratën e asaj që ishte një vit më parë në krahasim me Sorën”, tha aktori sipas Variety.
“Ti thjesht ke një ide për një film, pastaj ai do të shkruajë skenarin, pastaj do ta çosh skenarin në prodhim video dhe ai do ta bëjë filmin“- shtoi ai.
Aktori dhe investitori i teknologjisë tha se “përfundimisht nuk do të ketë kuptim të bëhen filma në mënyrën tradicionale kur AI është zhvilluar plotësisht dhe vuri në dukje se gjithashtu do të kursejë shumë para.
Komentet shkaktuan reagime nga regjisorët dhe aktorët në Hollyëood.
“Kur i largoni njerëzit nga një punë kolektive dhe krijuese, ju humbni fjalë për fjalë njerëzimin. Një guaskë e zbrazët, memece, e pakuptimtë. Televizioni do të ketë të njëjtën vlerë artistike si larësi i enëve”- komentoi ish-shkrimtarja e Rick & Morty, Katie Delaney.
Skenaristi Ash Lazer tha: “Ju e trajnoni atë për t’ju zëvendësuar dhe ëndrrat e fëmijës suaj”.
Aktori përmendi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale kursen burime duke mos pasur më nevojë të punësojë marifete, shkrimtarë, artistë të efekteve vizuale për të krijuar histori dhe përmbajtje.