MENU
klinika

Skema e re

Balluku prezanton sistemin e faturimit të furrave të bukës

03.06.2024 - 16:54

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi këtë të hënë një takim me pronarët e furrave të bukës për të shpjeguar sistemit të ri të faturimit të energjisë elektrike për këto subjektet.

Ajo shprehet se bizneset që operojnë vetëm si furra buke do të përfitojnë nga kontrata, duke paguar 7.6 lekë për kilovat-orë.

Ministrja Balluku shtoi se kjo skemë do të duke siguruar që çmimi i bukës nuk do të rritet.

Ajo theksoi se furrat e bukës që janë dhe pastaiçeri dhe kafene do të faturohen me 12 lekë për kilovat-orë.

“Për ta bërë sa më të kuptueshëm për të gjitha subjektet të cilat trajtojnë brumin apo që kanë pastiçeri, apo që kanë dhe bar kafe të atashuar, ne jemi munduar që të gjejmë nga një shembull për secilin rast, një herë kemi qenë në një furrë buke në Lushnje që prodhonin vetëm bukë dhe prodhonin nga kontrata me 7.6 lekë, kemi patur një vizitë këtu në Tiranë që ishte furrë buke pasticeri dhe sot kemi furrë buke, pastiçeri dhe bar kafe.

Ata që përfitojnë janë furrat e bukës dhe duke i mbajtur me 7.6 ne sigurojmë që çmimi nuk do të rritet dhe nuk do ketë problematika për konsumatorin. Pjesa tjetër ka 2 kontrata një me 7.6 lekë që lidhet me furrën e bukës dhe një 14 lekë që lidhet me gjithë pjesën tjetër. Duke i bashkuar të gjitha ju do faturheni 12 lekë per kilovat-orë” tha ajo.

Balluku shprehet se ky ndryshim është bërë që furrat e bukës të kenë lehtësi dhe të dalin të dalin të fituara.

“Në rastin e më përparshëm pra furrë buke dhe pastiçeri pamë që dilte i fituar, se sigurisht ata që kanë furra buke dalin e dalin të fituar”, shtoi Balluku.