Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga mbledhja e kryesisë së PD ftoi të gjithë demokratët që tashme të bashkohen rreth kësaj force politike.
Në fjalën e tij, Berisha tha se bashkimi nuk është një bashkim feste, por është për betejë, ndërsa përsëriti thirrjen e tij për krijimin e qeverisë teknike.
Një apel, Berisha kishte edhe për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD, që të mos i shohin me hatërmbetje demokratët kritikë, ndërsa theksoi edhe nevojën e bashkimit të spektorit opozitar.
“Unë ju drejtohem ju anëtarëve të kryesisë së PD është në detyrën tuaj më të parë si kundër të të gjithë strukturave të partisë tonë, të bëjnë gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata demokratë që e ndjejnë veten të tillë dhe duan të bashkohen me ne. Asnjë nga ne nuk ka të drejtë të shohë asnjë prej tyre me sy vëngër apo me hatërmbetje apo me skepticizëm”, tha nder te tjera Sali Berisha.
“E konsideroj këtë mbledhje një mbledhje shumë të rëndësishme në një moment të vecantë të PD. Në një moment kur një kalvar i vërtetë i imponuar në mënyrë anti kushtetuese nga Rama dhe regjimi i tij merr fund dhe kryesia mblidhet sot me moton më kryesore, të bashkimit të të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre, dmth rreth idealeve, rreth kontributeve. Mendoj se mesazhi kryesor që përcjell kjo mbledhje sot është mirëpritja e të gjithë atyre të cilët ndër vite dhanë kontribute të pamohueshme në këtë parti dhe që për një arsye apo për një tjetër kanë hezituar të bashkohen me shumicën duke përdorur ose duke patur si shkak çështjen e logos, flamurit të cilat si një padrejtësi e madhe morën fund këto ditë.
Ndaj dhe unë bëj thirrjen për të gjithë demokratët që besojnë në idealet që kanë mbrojtur në kontributin që kanë dhënë të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë. Theksoj këtu se ky nuk është një bashkim në festë, por në betejë. Në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Unë ju drejtohem ju anëtarëve të kryesisë së PD është në detyrën tuaj më të parë si kundër të të gjithë strukturave të partisë tonë, të bëjnë gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata demokratë që e ndjejnë veten të tillë dhe duan të bashkohen me ne. Asnjë nga ne nuk ka të drejtë të shohë asnjë prej tyre me sy vëngër apo me hatërmbetje apo me skepticizëm. Nëse keni parasysh faktin se ky është bashkim në betejë, secili para se ti lejojë vetes skepticizmin duhet të mos harrojë se i bën një shërbim armikut tonë të përbashkët, Edi Ramës.
PD ka nevojë jo vetëm të bashkohet me të gjithë mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet më shumë se kurrë me të gjithë spektrin opozitar”, deklaroi Berisha. Pa permendur as Bashen dhe as Alibeajn, te cilet i ka shpallur te padeshirueshem ne PD, pas marrjes se vules ne Apel.
Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh se duhet të bëhet gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata demokrate dhe demokratë që e ndjejnë veten të tillë dhe duan të bashkohen me PD-në.
Me një mesazh në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, e cila po zhvillohet në selinë e kësaj partie, Berisha tha se asnjë nga ne nuk duhet të shikojë vëngër apo me skepticizëm ata që duan të bashkohen me ne.
“Armiku ynë i përbashkët është Edi Rama. PD ka nevojë jo vetëm të bashkohet me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet më shumë se kurrë, me të gjithë spektrin opozitar”, tha Berisha.
Ai u shpreh se një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare. Berisha tha se Edi Rama është në pushtet, dhunon çdo ligj e Kushtetutë të këtij vendi, edhe për faktin se ne e lejojmë atë.
Berisha tha se regjimi i Edi Ramës duhet luftuar nga të gjithë shqiptarët, duke shtuar se të tre drejtuesit e partive opozitare janë në hetim nga SPAK. Ai tha se skandalet e kësaj qeverie nuk kanë të ndalur, ndërsa shtroi pyetjen: ku jemi ne, cila është detyra jonë?
“Detyra jonë është një dhe vetëm një, krijimi i Qeverisë teknike dhe shpëtimi i vendit nga ky regjim”, tha Berisha. Sipas tij, Qeveria teknike krijohet në mënyrën më të pashmangshme se Edi Rama nuk ka më legjitimitet, ai dëshmoi në zgjedhjet e 14 majit se është i gatshëm të shkelë çdo ligj, normë, moral dhe Kushtetutë.
“Ai qëndron në pushtet për shkak të dobësisë së opozitës, ndaj ne duhet t’ia bëjmë të qartë mbështetësve tanë”, tha Berisha.