“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë ndikimi ka kapsllëku në sëmundjet e veshkave?
Mjeku: Kapsllëku shoqërohet me një rrezik prej 13% më të lartë për sëmundje kronike të veshkave dhe një rrezik 9% më të lartë për humbjen e funksionit te veshkave, dhe këto rreziqe jane me te medha sa me e forte te jete gjendja e kapsllekut
“Studimet e bera kane vene në pah lidhjen e besueshme midis zorrës dhe veshkave dhe japin nje deshmi bindese per rolin e kapsllekut në patogjenezën e përparimit të sëmundjeve të veshkave,” thote nje nga nefrologet me te shquar te SHBA: Csaba P. Kovesdy, MD, ne departamentin e nefrologjisë në Universitetin e Tennessee Health Science Center, ne Memphis VA “Rezultatet tona sugjerojnë nevojën për vëzhgim të kujdesshëm të trajektores së funksionimit të veshkave te pacientët me kapsllëk, veçanërisht midis atyre me kapsllëk më të rëndë.”
Kovesdy dhe kolegët vlerësuan lidhjen midis statusit dhe ashpersise së kapsllëkut dhe sëmundjes kronike të veshkave (CKD), te sëmundjes renale të fazës terminale (ESRD) dhe uljes se të filtrimit glomerular (eGFR) në një grup njerezish prej më shumë se 3.5 milion personash me funksionin normal te veshkave që janë ekzaminuar për herë të parë në 2004 dhe 2006, dhe më pas janë ndjekur deri në 2013.
Grupi i përgjithshëm në fillim kishte një moshë mesatare prej 60 vjet, 93.2% ishin burra, 15.3% ishin të zinj, 24.7% kishin diabet dhe eGFR mesatar ishte 83.8 ml / min për 1.73 m2. 253.441 individë që kishin konstipacion ishin më të moshuar, më shumë të ngjarë të ishin të zinj, kishin një prevalencë më të lartë të semundjeve bashkeshoqeruese përveç HIV / AIDS, kishin të ardhura më pakta për frymë dhe kishin më pak shanse të martoheshin.
Analizat e shumëllojshme treguan se pacientët me kapsllëk kishin shifer më të lartë të incidencës së semundjes kronike te veshkave (HR = 1.13; 95% CI, 1.11-1.14) dhe semundjes terminale te veshkave (HR = 1.09; 95% CI, 1.01-1.18). Kapsllëku ishte shoqëruar edhe me rënie progresive të filtrimit glomerular , dhe ashpërsia e kapsllëkut shoqërohej me rreziqe në rritje graduale për secilin rezultat të veshkave.
Mekanizmat e mundshëm për kete keqesim te problemeve te veshkave mund të lidhen me mikrobiotën (mikrofloren ) e zorrëve ose edhe me nivelet e serotoninës, sugjeruan studiuesit.
Nëse studimet e vazhdueshme tregojnë një rol shkakesor të kapsllëkut në sëmundjet e veshkave, trajtimi i konstipacionit me ndryshimin në mënyrën e jeteses ose me probiotikë mund të jetë mbrojtës i shëndetit të veshkave, ve në dukje Kovesdy në publikime.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.