MENU
klinika

Ligji i ri shkaktoi mosdakordësi nga ana e profesionistëve

Çfarë ndodh me profesionistët e lirë që e kanë paguar tashmë tatimin?

28.06.2024 - 14:48

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për të rrëzuar ligjin i cili detyronte profesionet e lira të tatoheshin 15%. Sipas vendimit të Kushtetueses nuk është respektuar parimi i proporcionalitetit dhe i sigurisë juridike.

Por çfarë ndodh me profesionistët e lirë që e kanë paguar tashmë tatimin?

Ekspertë kontabël dhe juristë të kontaktuar nga Top News bëjnë me dije se si rregull vendimet e GJK kanë vlerë vetëm për të ardhmen, megjithatë duhet pritur vendimi i arsyetuar.

Nëse do të vendoset të rikthehet shuma e paguar, duhet te përfshihet në deklaratën përfundimtare në mars të vitit të ardhshëm ku të kërkohet kreditim.

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat shkaktoi reagime dhe mosdakordësi nga ana e profesionistëve të lirë për mënyrën si janë llogaritur këstet, duke mos u zbritur shpenzimet e parashikuara, dhe kjo ka sjellë edhe një lumë ankesash drejtuar administratës tatimore.

Prej disa muajsh profesionistët e lirë po kundërshtojnë regjimin e ri tatimor që rëndon mbi ta i cili llogaritet nga 15-23 për qind, me argumentin se është një taksim i padrejtë në raport me bizneset e vogla, i lartë dhe i papërballueshëm për të vetëpunësuarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritje pritet edhe nga stomatologët dhe psikologët

Pas taksimit për profesionet e lira, avokatët shtrenjtojnë tarifat!

Ndjekin ndërtimi dhe profesionet e lira

Evazioni fiskal, risku më i lartë te tregtia