Grupi “Homeland Justice”, që ka marrë përsipër autorësinë e dy sulmeve kibernetike ndaj faqeve online të institucioneve, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi ka nxjerrë në shesh disa të dhëna të shqiptarëve, radha ishte e kartave të identitetit.
Bëhet fjalë për një dokument 1311 faqësh me të dhënat e 65614 shqiptarëve që përfshijnë numrin personal të ID, emër, mbiemër, vendin e lindjes dhe të banimit si edhe numrin e telefonit.
Kjo nuk është hera e parë që të dhëna sensitive dalin në publik pas dy sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë. Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj. Më 10 shtator, Shqipëria u përballë me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS.