05.06.2024 - 19:48
Kryeministri i vendit Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim privat me homologen e tij italiane Giorgia Meloni, pas vizitës që zhvilluan në kampet e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër.
Pas inspektimit të dy qendrave që po ngrihen për refugjatët, dhe pas konferencës së përbashkët që zhvilluan në mesditë mësohet se dy liderët e vendeve kanë zhvilluar dhe një takim privat mes tyre.
Mësohet se në mbyllje të takimit, Rama i ka dhuruar homologes së tij librin e tij që titullohet “Kurbani”. Siç mund të shihet dhe në foto, Meloni mban në duar librin e dhuruar nga kryeministri teksa ky i fundit duket se i sqaron përmbajtjen e librit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Meloni zbulon kostot
“334 milionë euro në vit për emigrantët në Gjadër e Shëngjin”
Rama në konferencë me Melonin
“Këtu jemi në territor italian! Mafia shqiptare nuk ekziston!”
Nga Marco Muharrem Salihu
Duhet dialog me arbëreshët e rinj
Ishte parashikuar për në 20 maj