MENU
klinika

Ishte parashikuar për në 20 maj

ANSA: Shtyhet hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri

09.05.2024 - 10:12

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se qendrat e emigrantëve që po ndërtohen në Shqipëri dhe që ishte planifikuar të hapeshin në 20 maj është shtyrë.

“Inxhinierët ushtarakë italianë që punojnë në kantieret e Shëngjinit dhe Gjaderit, sipas marrëveshjes ndërmjet Romës dhe Tiranës, nuk kanë përfunduar ende ngritjen e objekteve”, shkruan ANSA.

Ka qenë njoftimi i marsit të kaluar nga prefektura e Romës për caktimin e shërbimeve të pritjes që ka vendosur funksionimin e tyre “jo më vonë se data 20 maj 2024”.

Më tej gazeta shkruan se “kontratën për menaxhimin e objekteve për 24 muaj e ka fituar kooperativa Medihospes me një ofertë prej 133.8 milionë euro”.

Marrëveshja e promovuar nga qeveria e Ramës dhe Melonit dhe e kontestuar ashpër nga opozita shqiptare dhe ajo italiane, parashikon se në territorin shqiptar do të ndërtohen struktura për të akomoduar azilkërkuesit që kanë mbërritur në bregdetin italian ose janë shpëtuar në det.

Plani parashikon ndërtimin e tre qendrave në qarkun e Lezhës. Pika e parë e pritjes do të jetë në qytetin port të Shëngjinit, i cili do të përdoret vetëm për kontrollet fillestare shëndetësore dhe mbledhjen e kërkesave për azil, ku do të ketë maksimumi 880 vende dhe dy qendra të tjera në Gjadër ku emigrantët do të duhet të presin një përgjigje ndaj kërkesës së tyre për azil ose riatdhesim të mundshëm, teorikisht maksimumi 28 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konspiracion grek për të dyndur emigrantët këtu?

“Shqipëria po boshatiset, por atje iu japin punë”