MENU
klinika

Minxhozi 'zbërthen' detajet: Ai ka kaluar vijat e kuqe

Divorci mes çiftit/ “Arsyeja e kësaj krisjeje, është vetë personi Ilir Meta”

21.06.2024 - 19:54

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar publikisht se i është drejtuar gjykatës me kërkesë për t’u divorcuar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, me të cilën ka mbi dy dekada martesë dhe tre fëmijë.

Por si duhet parë kjo lëvizje e tyre në kohën kur SPAK po kryen hetime për Metën dhe Kryemadhin.

Analisti i njohur, Skënder Minxhozi, tha se kjo ngjarje është sa e re aq dhe e vjetër.

Sipas tij, Ilir Meta ka shumë kohë që ka kaluar vijat e kuqe në sjelljet publike, ndërsa shtoi se detyrën që e ka keqmenaxhuar më shumë është ajo kur drejtonte Presidencën.

“Është një ngjarje sa e re aq dhe e vjetër. Aspekti I vjetër i kësaj krisjeje, është vetë personi Ilir Meta. Ilir Meta ka shumë kohë ka kaluar vijat e kuqe të sjelljes publike pasi I ka pasur të gjitha detyrat më të larta shtetërore. Detyrën e kreut të shtetit e menaxhoi në mënyrën më të keqen të mundshme”, tha ai.

Ai shtoi se, hetimet për Metën dhe Kryemadhin nga SPAK janë në shkallë të avancuar dhe kjo “faktohet” nga revoltimi i Metës në publik. Sipas Minxhozit, ky divorc nuk do t’ua lehtësojë pozitën atyre përballë SPAK-ut.

“Hetimet janë në shkallë të avancuara. Kanë hyrë në ngjarje të tilla, si në ditëlindje, duket se është hetim kapilar dhe kjo pasqyrohet edhe nga acarimi i Metës në publik. Nuk besoj se një divorc mes tyre do të lehtësonte një pozitë kaq të vështirë të tij”, tha ai.

I pyetur se çfarë mund ta ketë detyruar Metën t’i drejtohet gjykatës për divorc, Minxhozi jep këtë mendim: “Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi ka qenë më e moderuar me SPAK, ndryshe nga Meta. Ky pozicioni në raport me Prokurorinë e Posaçme mund të këtë shkaktuar inatin, dhe mund të jetë një ndër shkëndijat, që i ka vënë flakën kësaj martese”, shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vendimin e mora pasi ajo foli në SPAK“

Meta shpjegon arsyet e divorcit me Monika Kryemadhin