MENU
klinika

Votoi kundër Rezolutës për genocidin në Srebrenicë

Dodik i shtrëngon duart Putin

07.06.2024 - 12:46

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje Hercegovinës u takua dje më 6 qershor, me presidentin rus Vladimir Putin. Takimi u mbajt në Shën Petersburg në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar. Gjithashtu Dodik ka falënderoi Putin që Rusia votoi kundër Rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


“Faleminderit, sigurisht, për sjelljen dhe mirëkuptimin tuaj parimor lidhur me sesionin e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së lidhur me Srebrenicën,” tha Dodik.

Përveç takimit me Putinit Dodik është takuar edhe me Aleksandar Dugin.

“Në forum takuam një nga filozofët kryesorë të botës dhe një mik të vendosur të popullit serb, Aleksandar Dugin. Më bënë përshtypje njohuritë e tij për detajet e situatës në Ballkan. Ai është një njeri, analizat dhe rekomandimet e të cilit ndiqen nga të gjitha qendrat më të rëndësishme shtetërore dhe shkencore në botë”, tha Dodik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë