Ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, Efi Dhedhes, është komentuar shumë herë për ndërhyrjet estetike, të cilat ajo i ka pranuar dhe vetë.
E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, Efi ka folur për qëndrimin e saj mbi këtë temë, duke u shprehur se kushdo është i lirë të bëj zgjedhjet e veta.
Ajo u shpreh se i pëlqejnë ndërhyrjen që ka bërë dhe se sot ndihet shumë mirë.
Alketa: Si një vajzë që ka pranuar ndërhyrjet estetike, çfarë mendimi ke?
Efi: Unë mendoj se derisa i kam bërë, më pëlqejnë. Në rast se dikush ndihet keq dhe ka pasiguritë e veta, është i lirë të bëjë zgjedhjet e veta. Unë e kam pasur hundën që e vogël fiksim. Ishte diçka që prisja ta bëja dhe sot ndihem shumë mirë.