MENU
klinika

Emri një “big surprizë”

Kush do ta prezantojë sezonin e ri të “Për’puthen”!

05.09.2023 - 13:05

Shumë emra janë diskutuar, shumë vajza të ekranit e kanë dëshiruar të jenë pjesë e programit më të ndjekur të dashurisë.

Por siç ka ndodhur gjithmonë me këtë program, në momentin e fundit vjen surpriza e madhe. Dhe kësaj here emri i prezantueses është vërtetë i tillë, një “big surprizë”, sepse nuk u përfol asnjëherë dhe ajo vetë nuk është shprehur, deri më tani, nëse e dëshironte apo kishte ambicien të drejtonte “Për’puthen”, këtë sezon.

Prezantuesja e re është një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe që di gjithmonë si ta marrë vëmendjen e mediave me natyrshmërinë e saj. Jeni gati ta zbulojmë?!

Megi Pojani do të drejtojë sezonin e ri të “Për’puthen” në Top Channel.

E kontaktuar nga Top Channel, moderatorja dhe showgirl-i, konfirmon se ky sezon nën drejtimin e saj do të jetë “zjarr”:

“Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee.”

Megi vjen në “Për’puthen’ pas eksperiencës së suksesshme në prezantimin e Big Brother Vip Fan Club”, ku spikati për spontanitetin dhe komunikimin pa filtra, ç’ka e bëri të dashur për publikun.

Emrat që përfliteshin në media shkonin sa te Kiara Tito, sa te Efi Dhedhes dy vajzat që krijuan një marrëdhënie paksa “tërhiq e mos e këput” pas daljes nga shtëpia e BBV 2 me njëra-tjetrën por siç thotë dhe autorja e programit Olsa Muhameti, Top Channel gjithmonë surprizon:

“Prezantimi i Për’puthen është kthyer tashmë në një trampolinë të mirë për të bërë karrierë në Top Channel! E sa duket kjo e ka bërë këtë pozicion kaq shumë të kërkuar nga vajzat e ekranit dhe showbizit! Publiku këtë sezon ka qenë tifozi i shumë emrave, por si gjithmonë Top Channel suprizon dhe jam entuziaste që Megi Pojani do të prezantojë këtë sezon të pestë të Per’puthen!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ed Manushi flet pasi u infektua me Covid-19!

“Më bezdisin mesazhet e miqve që më japin këshilla!”

Kush do ta zëvendësojë në "Për'puthen"?

Bora Zemani nuk i shpëton koronavirusit!

Për të preferuarit e saj në “Përputhen” dhe jetën personale

Bora Zemani rrëfehet pa doreza