Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Chiara Sturda ka mirëpritur në jetë foshnjën e tyre.
Ishte vetë artisti i famshëm që bëri lajmin publik, teksa postoi një foto të foshnjës së porsalindur në Instagram.
Në imazhin e publikuar, këngëtari dhe partnerja e tij mbajnë dorën e vogëlushes, të cilën sipas mediave italiane e kanë quajtur Fortuna Marie.
“Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe as zemra ime. 19.06.2024”, shkroi Ermal Meta, krahas fotos.
Fortuna Marie është vajza e parë e artistit dhe Chiara Sturda. Ermal Meta dhe partnerja e tij kanë vendosur ta jetojnë dashurinë e tyre në privatësi totale. Një zgjedhje e bërë në respekt të dëshirës së nënës së vajzës së tij, e cila nuk i pëlqen të shfaqet në publik: “Chiara nuk ka qejf të dalë para kamerave dhe unë e kam respektuar gjithmonë këtë zgjedhje të saj. Privilegj i madh të bësh muzikë, por jeta private është një gjë tjetër”.