MENU
klinika

Nga mediat kroate te gjermane e italiane

FOTO/ Si u komentua në Europë barazimi dramatik i Shqipërisë

19.06.2024 - 18:36

Barazimi i Shqipërisë në minutën e fundit përballë Kroacisë ka marrë një vëmendje të madhe dhe në mediat europiane.

Në Kroaci e cilësojnë si një “humbje”, me gjërat tani që bëhen më të vështira për skuadrën e Dalic, ndërsa në mediat e tjera europiane, ky barazim i Shqipërisë ishte diçka e madhe për kuqezinjtë.
Vecernji.hr: “Kroacia shokohet në minutën e 95! Një barazim në Hamburg, zjarrëfikësit ngelin pa pikë të rëndësishme në fund”.

The Sun: “Të papriturit shënojnë një barazim dramatik në fund pas autogolit për t’i lënë kroatët në pragë të eliminimit”.
Marca: “Çmenduria shqiptare fut në telashe Kroacinë”.

Corriere dello Sport: “Kroacia, çfarë talljeje në fund: Gjasula gjen golin e barazimit në minutën e 95-të pas autogolit. Dhe Italia buzëqesh”.

Bild: “I rëni nga Bundesliga trondit yjet botërorë të Kroacisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Laçi dhe Gjasula mbajnë gjallë shpresat e kalimit të grupit

Dramë dhe emocione deri në limite, Kombëtarja barazon 2-2 kundër Kroacisë!