Në një emision televiziv, po diskutohet pjesa e dytë e dokumentarit të RAI3 për Shqipërinë si një “narko-shtet” në Evropë.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi Shqipëria nuk është një narko-shtet i pastër, pasi, sipas tij, kontrollohet nga SHBA dhe BE dhe se narkotrafiku nuk ka as kontrollin e territorit dhe as të shtetit, për të qenë një narko-shtet.
“Narko-shtet është Ekuadori. Amerika Latine ka kryesisht, Afganistani që prodhon 80 për qind të heroinës.
Shqipëria nuk është narkoshtet i pastër, se nuk është vend prodhues as për kokainë, as për droga sintetike.
Pse Shqipëria nuk mund të bëhet një narko-shtet? Sepse jemi në Evropë dhe nuk na lënë.
Një pjesë e mirë e parasë që vjen në Shqipëri vjen nga narkotrafiku që bëhet jashtë vendit. Jemi vend i rëndësishëm në Evropë për kanabisin. Nëse nuk do të kishim mbi kokë SHBA dhe BE do të ishim narko-shtet.
Nëse nuk do të kishim kontrollin e tyre do të ishim. Ata nuk e kanë kontrollin e territorit dhe as të shtetit”-tha Hoxha.