Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Jori Delli është surprizuar në studio nga i dashuri i saj, reperi italian Fred De Palma.
Modelja është habitur nga surpriza e partnerit të saj përmes videocall-it, ndërsa e pyeti atë nëse e kanë paguar për tu shfaqur në television sepse sipas saj ai “nuk vjen pa lekë”.
“Si ia dolën të të bindin? E keni paguar?”, tha Jori duke qeshur.
Përmes një videocall në studion e “Top Arena”, i ka shprehur dashurinë modeles.
“Të dua!”- i tha ai në shqip.
Nga ana tjetër astrologia Meri Shehu e cila i bëri parashikimin e horoskopit të shenjës së reperit i cili është Akrep.
“Janë shumë të fortë. Janë shumë ambicioz, sensuale dhe bëjnë shumë fëmijë dhe shumë lekë. A ka lekë i dashuri jot? De Palma këtë muaj do bësh shumë pra”, tha Meri, ndërsa Jori shpërthej në të qeshura nga pyteja e astrologes dhe nga mënyra sesi ajo fliste gjuhën italiane.