MENU
klinika

"Mos më sulmo në mediat sociale…"

Krisja e marrëdhënies me Ledri Vulën dhe Noizyn, Mozzik ka dy fjalë

17.06.2024 - 13:37

Disa muaj më parë në rrjet qarkulluan lajme se miqësia mes dy reperëve, Mozzik me Ledri Vula është krisur, ndonëse dy artistët nuk kanë zbuluar arsyen.

Ky i fundit në një ndër këngët e tij, në një strofë ka përmendur ish-partneren e Mozzik-ut, Loredanën.

“I like Lori Hoxha and Loredana. N’rreth me m’u sill njizet fustana”- shkruhej në tekst.

Mozzik së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Nacionale”, ku u shpreh se ka parw njw distancw tw Ledrit, duke shtuar se tw tjerwt kanw probleme me tw sepse sipas tij “Njerëzit që nuk i kanë të gjitha, kapen me ata që i kanë të gjitha”.

“Nëse e sheh të nevojshme personi në fjalë… Ledri është super djalë. Unë e njoh si djalë të mirë. Kam ngrënë, kam pirë me të, e kemi fjetur në një shtëpi. Kam parë një distancë…njerëzit i krijojnë raportet siç duan vetë. Unë nuk kam pasur problem me asnjë reper, ata kanë pasur me mua. Njerëzit që nuk i kanë të gjitha, kapen me ata që i kanë të gjitha”– tha Mozzik.

Përsa i përket marrëdhënies me Noizyn, reperi tha: Bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm. Për fshirjen e këngës nuk di gjë. Aq sa di ti di dhe unë. Krijohet një raport vetëm prej njërës palë. Secili e ka një arsye, por unë nuk i kuptoj. Kushdo që ka bashkëpunuar me mua e ka numrin tim. Mund të më gjejë në Instagram.

Më kontakto nëse ke diçka me mua, jo të më sulmosh në mediat sociale se nuk e shoh të drejtë. Po bën diçka për të cilën unë nuk di gjë. Më ka ndodhur shpesh që vetëm të shoh veten në Story e mos të di asgjë. Dhe akoma s’di.”