MENU
klinika

Çfarë shkruhen aty?

Letrat personale të princeshës Diana do të dalin në ankand

03.06.2024 - 09:40

Një seri letrash personale, kryesisht për raste festash dhe ditë speciale që princesha e ndjerë Diana i ka shkruar për ish-punonjëset e shtëpisë pritet të dalin në ankand këtë muaj për një shifër goxha të lartë, e cila ende nuk është përcaktuar.

Letrat e shkruara nga Diana dhe me firmën e saj do të nxirren në shitje nga shtëpia e ankandeve “Julien’s Auctions” në Beverly Hills këtë muaj.

Koleksioni përmban korrespondencën e Dianës pas martesës në vitin 1981 me princin e atëhershëm Charles, si dhe 14 kartolina për “Krishtlindje” dhe “Vitin e Ri”, të dërguara gjatë periudhës së viteve 1981 dhe 1995.

Një shënim i shkruar me dorë, me bojë të zezë në letrën mbretërore, mban datën 8 shtator 1982 dhe përshkruan muajin e saj të mjaltit me Charles-in si “një sukses të jashtëzakonshëm dhe kohë cilësore”. Në një letër tjetër, të shkruar pak pas lindjes së djalit të parë William, Diana e përshkroi veten si një “nënë jashtëzakonisht krenare dhe me fat”.

Një shënim të shtatorit të vitit 1982, princesha e ndjerë falënderon punonjësen për dhuratën që i bëri djalit të saj më të madh.

“Ne jemi shumë të emocionuar dhe të kënaqur me punonjësit tanë të mrekullueshëm. Faleminderit shumë që e llastove William!”

Letra është e nënshkruar në fund me fjalën: “Shumë kujdes dhe shumë dashuri nga të gjithë ne, Diana.”

Princi Charles dhe Princesha Diana u ndanë në vitin 1992, një vit i përshkruar nga Mbretëresha Elizabeth II si thjesht të vështirë dhe të tmerrshëm për familjen mbretërore. Princeshë Diana ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare në një aksident tragjik në Paris në vitin 1997.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Që në ditët e para të shkollës...

‘Rebelja’ e familjes mbretërore ka një nofkë të re


Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!