Një lugë me bateri që e bën ushqimin më të kripur ka dalë në shitje në Japoni.
Luga, e cila është prej plastike dhe metali, ka për qëllim që njerëzit të përpiqen të reduktojnë marrjen e kripës, pasi studiuesit pretendojnë se promovon ushqim më të shëndetshëm.
Marrja e tepërt e natriumit është e lidhur me rastet e shtuara të presionit të lartë të gjakut dhe goditjeve në tru, transmeton Telegrafi.
Në Japoni, të rriturit konsumojnë mesatarisht rreth 10 gramë kripë në ditë, dyfishi i sasisë së rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Luga elektrike e kripës funksionon duke kaluar një rrymë të dobët elektrike përmes majës së pajisjes, për të përqendruar molekulat e joneve të natriumit në gjuhë.
Kjo e zmadhon kripën e perceptuar të ushqimit me një herë e gjysmë, sipas prodhuesve japonezë, Kirin.
Përdoruesit mund të zgjedhin intensitetin e tyre të preferuar nga katër nivele të ndryshme, tha kompania, e cila po kalon më shumë në kujdesin shëndetësor nga biznesi i saj tradicional i birrës.