MENU
klinika

Fundi tragjik për prezantuesin e BBC

Michael Mosley gjendet i vdekur në ishullin grek

09.06.2024 - 10:50

Prezantuesi i njohur britanik i BBC, Michael Mosley është gjetur i vdekur në Greqi. Trupi i tij u gjet në det në ishullin Symi. Ai ishte zhdukur prej të mërkurës, kur dhe nisën hetimet nga autoritetet greke. Kërkimet ishin fokusuar pikërisht në këtë ishull.

Trupi i pajetë i 67-vjeçarit u gjet në një shpellë, që konsiderohet e rrezikshme për të hyrë.

Policia greke kishte njoftuar ditë më parë se Mosley ishte nisur për një shëtitje në qendër të ishullit dhe pastaj humbi kontaktet me bashkëshorten e tij e cila ngriti alarmin për zhdukjen.

67-vjeçari ishte i njohur për programet, duke përfshirë programin e BBC-së ‘Trust Me’, ‘I’m a Doctor’ dhe paraqitjet në ‘The One Show’ të BBC-së dhe ‘This Morning’ në ITV.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi