MENU
klinika

Rithemelimi, protestë me djegie gomash te parlamenti

Ngjela: Britma irracionale! Degradim mendor i Saliut, pushteti ndryshohet me votë

06.06.2024 - 18:02

Avokati Spartak Ngjela komentoi në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn protestën e sotme të Rithemelimit përpara parlamenti ku u dogjën goma makinësh duke krijuar tym dhe kaos. Sipas Ngjelës aty kishte vetëm britma irracionale të një turme.

Ku kishte protestë patë gjë ju. Britma të turmave, as turmë nuk qe. Britma irracionale. Unë ju thashë dje, lodhje kot. Degradim mendor i Saliut që nuk e kupton kjo pjesë e opozitës që të shpëtojë. Është non-grata në Amerikë çfarë do bëjë me një protestë. Do bëhet revolucion në Shqipëri?

Që është vend i NATO. Është prapambetje mendore më shumë dhe pasion irracional. S’bëhet ajo. Pushteti ndryshohet me vota. Vend demokratik dhe i NATO. Nëse ke gjë drejtoju popullit. Me zjarr do bëhet krizë kushtetuese me zjarr rrotash. Ç’kishte Rai 3 për të bërë revoltë. Përse?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos hani bar”/ Spartak Ngjela ‘shkoqit’ deklaratën e Yuri Kim

“Berisha do ekstradohet në SHBA, rrezikon edhe Basha po nuk e shkëputi nga partia”