MENU
klinika

Shifra që do të sjellë ndryshimin e madh te pensionistët

Pensionet/ Pikat që do të ndryshohen për të rritur përfitimet

11.06.2024 - 17:28

Reforma e skemës së pensioneve është në rishikim me qëllim që të gjendjet një qasje, e cila të sheshojë diferencat e indeksimit vjetor të pensioneve. Eksperti i njohur, Kujtim Hoxha ka dhënë të gjitha informacionet e fundit për rritjen e pensioneve, por edhe të gjitha problematikat që duhet të rregullohen në mënyrë që të rriten përfitimet për ata që marrin më pak. Ai tha se 115 mijë dosje janë në Gjykata të të gjitha nivelet, ku pjesën më të madhe e zënë sigurimet shoqërore. Sipas tij, pikërisht për të metat e ish-administratës, po bredhin sot nëpër gjyqe.

-Zoti Hoxha, FMN, Banka Botërore dhe grupet e interesit janë duke diskutuar mbi reformimin e skemës së pensioneve. Ju si ekspert, pse mendoni se duhet të ketë një ndryshim në këtë skemë dhe çfarë kanë rekomanduar këto organizata ndërkombëtare?

Së fundmi, me ligjin 104/2014 u bë një iniciativë, po me rekomandim të Bankës Botërore dhe të FMN-së për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore, që të mbyllet pikërisht ajo gropë midis të ardhurave dhe shpenzimeve. Megjithëse kanë kaluar 10 vite dhe në skemën e sigurimeve shoqërore, ka patur të ndërhyrë në çdo nën të saj, pra nuk mund të quhet më ligji 7703 sepse me disa ligje në vazhdimësi, e fundit në 2014-ën, ka ndërhyrje në çdo nen të saj që i bie që nuk është më ai ligji bazë.

-A duhet sipas jush të ndërtohet një ligj i ri?

Një ligj i ri me koncept duke iu përshtatur këtyre interesave dhe kërkesave të Bankës Botërore dhe të FMN-së. Aktualisht, skema e sigurimeve shoqërore, duke iu referuar raportit vjetor të vitit 2023, ka një deficit prej 146 milion euro. Duhet të ndryshojë duke përmisuar nenet e caktuara të këtij ligji, në funksion të përmisimit të të ardhurave dhe të interesave të qytetarëve.

-Skema e Sigurimeve Shoqërore, si është aktualisht, çfarë tregon raporti statistikor?

Sido që të ndërtohet ligji duhet të jetë në funksion të nenit 59, e cila ka të bëj me kontributet e vjetërsisë në punë dhe kontributeve e sigurimeve shoqërore pas vitit 1 Janar 1994. Secili duhet të ketë data bazën e vet, historikun e vetë të kontributit te sigurimeve shoqërore dhe mbi bazën e saj, nëse do të kenë të sigurtë dhe të pa kontestuar këtë data bazë, atëherë do të krijohet mundësia për të bërë rregullime në funksion të zgjidhjes së problemeve të caktuara. Është shumë e lehtë në evidentimin e problemeve që ka skema e sigurimeve shoqërore dhe të metave të konstatuar në këtë skemë. Dhe nëse i referohem për t’i përmisuar këto defekte që janë konstatuar në këtë skemë, sigurisht që ka rrugë për t’i zgjidhur vetëm të ketë vullnet, angazhim dhe dëshirë nga ata që merren me përpilimin e kësaj skeme të Sigurimeve Shoqërore.

-Sa rezulton një pension pleqërie si në zonën rurale dhe atë urbane?

Aktualisht, në skemën e sigurimeve shoqërore rezulton 11.051 lekë në zonat rurale për pensionet e pleqërisë. Në zonat urbane, pensioni mesatar i pleqërisë është 18.341 lekë. Aktualisht sigurimeve shoqërore duhet të ndryshojnë rregullimin e ligjit në disa drejtime. E para, vjetërsia e punës, e cila ka shumë të meta në sistem duke futur që në ish-kooperativat bujqësorë, ndërmarrjet e mbyllura.

-Sa dosje janë aktualisht në Gjykata që nuk iu njihen vitet e punës?

115 mijë dosje janë në Gjykata të të gjitha nivelet, ku pjesën më të madhe e zënë sigurimet shoqërore. Pikërisht për të metat e ish-administratës, po bredhin sot nëpër gjyqe. Mungojnë në bordero listë-pagesa të subjekteve që kanë derdhur kontribut por nuk figurojnë në listë- pagesë. Kjo është e rëndë sepse çdo njeri kur t’i vij radha dhe mundësia për të përfituar gjë nga sigurimet shoqërore ato nuk do ta gjejnë veten atje. Sot, ai nuk e di se çfarë luhet.

-Sa persona kanë derdhur kontributet në skemën e të vetë punësuarve në bujqësi por nuk e kanë gjetur emrin? Kur pritet të përfundojë ky proces kur janë dhënë disa fonde enkas për këtë?

26 mijë persona kanë derdhur kontribute si bujk në bujqësi dhe sot nuk e kanë emrin. Megjithëse janë dhënë 11.5 milion euro nga Banka Botërore dhe nga qeveria shqiptare për t’i hedhur këto të dhëna, akoma nuk janë hedhur.

-Kjo ka ndodhur vetëm për punonjësit e ish-kooperativave apo edhe të administratës? Çfarë po ndodh, kur priten të hidhen këto të dhëna?

Ka ushtarak, ka policë, që pas vitit 2003-2012, nuk e kanë emrin në bordero. Dhe kur aplikojnë për t’i caktuar pensionin, i kthejnë përgjigje qytetarit që shko dhe gjej borderotë. Kjo është e pakuptimtë. Konstatohet se ISSH ka një të metë të madhe, ku të gjithë ata persona të cilët përfitojnë nga sigurimet shoqërore, për leje lindje, për paaftësi të përkohshme për 14 ditë që është detyrim i ISSH-së që t’i paguajë me fondet e sigurimeve, nuk i kanë hedhur në data bazë. Në nenin 8 të ISSH është parashikuar dhe thuhet që periudha e mbrojtjes nga ISSH-ja, është periudha që personi fillon të përfitojë, që quhet vjetërsi pune, siç është paaftësia e përkohshme, asistenca, lejet e lindjeve, etj. Duke mos i hedhur e kur të kalojnë disa vite, t’i i ke në vërtetime por nuk i ke në data bazë. Këtu futen jo vetëm kategoritë që përmendëm por futen edhe deputetë, ish-kryetari i gjykatës së Skraparit, doli në pension në Durrës para dy vitesh edhe i thonin nuk ke borderotë, dhe kur kishte alternativa të tjera; Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka disa struktura të saj siç është Pogradeci, siç ka disa njëri të tjera ato në grupe mbështetëse të Doganave, që kanë alternativa të tjera si mund t’i gjej këto bordero, pasi kanë emërimin dhe vendimin e pagave e si e tillë nuk është e nevojshme për t’i sorollatur nëpër gjykata. Nëse rregullohen të gjithë këto faktor e të meta, unë them që Sigurimet Shoqërore do të ecin më përpara.

-Çfarë parashikohet me pensionet e invaliditetit?

Pensionet e invaliditeti me ligjin e fundit, 104/2014 parashikon që të përfitojë individi duhet të plotësojë kushtet mjekësore dhe të ketë vite kontributive, të cilat janë të barabarta me diferencën e moshës që bëhet i paaftë për punë, -20 x 3/4 që i bie p.sh.: një 50-vjeçar – 20, mbetet 30. Ku ¾ i bie që të ketë 22.5 vite kontribute. Por kanë vënë një artificë, e cila është se 5 vitet e fundit, të ketë të paktën 1 vit punë.

-Me lëvizjen demografike që ka Shqipëria, sa e nevojshme është një reformim i skemës së pensioneve?

Njerëzit e sidomos e moshës sa më të moshuar të jenë, më pak është mundësia për të gjetur veten në punë , e si e tillë kjo kategori mbetet e papunë. Por vetë mosha krijon probleme shëndetësore dhe ekziston mundësia që të bëhet i papunë afër moshës së daljes në pension. Por këto nuk e përfitojnë meqë nuk kanë 1 vit punë. Kjo është dhe anti-kushtetuese e anti-ligjore sepse në ligjin bazë të sigurimeve shoqërore thuhet se kontributet e sigurimeve shoqërore, vlejnë jo vetëm për pension pleqërie por edhe për pension invaliditeti, pension familjar, asistenca dhe paaftësia e përkohshme e ndërkohë i kërkon që të ketë dhe 5 vite punë, po ato kontribute që ka bërë qytetari për 30 vite përpara, si nuk i njeh vetëm se nuk ka këto të tjerat. Duhet rregulluar ky ligj pasi konstatoj se mbi bazën e informacionit që kam unë, i kanë dhe këto se njerëzit paraqiten nëpër sportele për të marrë shërbimin dhe nuk e dinë, ndodh që paraqiten aty por nuk plotësojnë kushtin. Në rang republike, shkojnë rreth 20 mijë persona në vit ku megjithëse plotësojnë kushtet mjekësore por vetëm për këtë shkak nuk përfiton. Kanë arritur deri atje sa kanë qenë aq të sëmurë sa nuk kanë mundur dot as për të aplikuar pasi kanë ndërruar jetë me sëmundje të liga.

-Mendoni se vetëm që të ketë rregullime ligjore, por cilat janë objektivat sipas jush?

Nëse do të bëjmë këto objektiva për të rregulluar këto defekte dhe të ndërojmë një ligj të ri, jo si ky. Në funksion të kujt? Për rritjes së pensioneve, përmisimit të të ardhurave të qytetarëve apo të mbushjes së kësaj grope në kurriz të shqiptarëve. Kjo duhet ndarë.

-A ka Shqipëria kapacitete financiare, sa para i nevojiten skemës së pensioneve, po burime njerëzore?

Kjo gropë që pretendohet, megjithëse që viti më i suksesshëm, që 146.410 euro, kjo gropë vetëm në një vit. Pra, për të rregulluar këtë gropë dhe me të drejtë për personat që do të realizohet me burimet njerëzore ka disa rrugë. Sot ekzistojnë 143.958 dhe 21.614 nga ndërmarrjet buxhetore. Duhet të shikohet raporti i numrit të punonjësve të administratës me raportin e pjesës tjetër të qytetarëve që iu shërbejnë. Ky raport në vendet e zhvilluara është 2-3%, por jo 20% si në rastin e vendit tonë. Nëse nuk e shikojnë me këtë sy, pensionistët presin kot.

-Sa mundësi reale ka Shqipëria për të rritur pensionet, ku prej 1 Korrikut, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ketë rritje të fortë të pagave deri në pagë 900 euro, por e rëndësishme është rritja e pensioneve…

Që në 93-in kur ka filluar kjo skema, është rritur me 25%, pastaj me 15%, me 21%, me 12%, 12%, 23%, 10%, 17%, 8%, 10%, 10%, 8%, 10%, 5%, 8%, viti 2015-2016 me 1.4%, 1.6%, 3% dhe vjet ishte me 8.6% që kishte nivelin më të lartë. Çfarë do me thënë do të ketë një bum në pensione? Nëse do të ketë 30%-40%, sa do të jetë ky bumi? Do të kemi një pagë mesatare, se kështu ndërtohet skema ku përcaktohet paga e presidentit, 93% të pagës së presidentit e merr kryeministri dhe më pas vjen në zbritje piramidale ku sot deputetët e kanë pagën 310 mijë lekë. E kishin 1700 pagën, pothuajse është rritur më shumë se 40%. Ky bumi sa do të jetë? Me 86 mijë lekë, do t’ja bëjnë 100? Nuk luhet me fjalë e me shifra ku t’i merr kaq e do të marrësh kaq. A do të ketë ndonjë shifër të tillë? Nëse po, është për t’u përgëzuar.

-Si e konsideronin minimumin jetik, sa e rëndësishme është përcaktimi i tij?

Ka ardhur nevoja ku më tepër se kurrë duhet përcaktuar minimumi jetik, ndërsa të tjerat janë lidhje të njëra-tjetrës, ku nëse gabon në një vend, i ke rukupu pjesët e tjera. Prandaj ka dështuar edhe ligji i mëparshëm i sigurimeve shoqërore sepse ato që u morën, u morën politikisht. Në këtë skemë duhet të merren të gjitha aktorët pasi janë afatet këtë, ku një qeveri ndërrohet sot e vjen një nesër, ama qytetarët duhet të kenë stabilitet në ato që kontribuojnë dhe të kenë garancinë në atë që hedhin sot e nëse do ta marrin nesër të kthyer në shërbim apo jo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti 'zbardh' skemën e re që do përdoret

Çfarë do ndodhë më 1 tetor me pensionet

Shqipëria drejt një reforme të re pensionesh

Çfarë e sfidon skemën e pensioneve, sipas BB?

Lajmet e fundit për rritjen e pensioneve

Çfarë duhet të dini për ndryshimin e pagave nga 1 korriku

Ndizet sërish fitili i tensioneve Serbi-Kosovë

‘Ndalim’ i dinarit serb shkakton debate dhe frikë në Veri