Një incident ka ndodhur sot teksa kreu i Partisë Demokratike Basha po prezantonte programin elektoral.
Gjatë shpalosjes së programit nga Basha, në një moment është shkëputur energjia elektrike.
“Njësoj si para 34 vitesh, kanë frikë nga PD, kanë frikë nga ne! Na hoqën dritat”, tha Basha.
PD e ka cilësuar si rast të paprecdentë të pushtetit ikjen e dritave. Disa minuta më pas energjia është rikthyer sërish, ndërsa në sallë kanë shpërthyer ovacionet nën thirrjet “Rama ik”.
“Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse. Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri”, njoftoi zyra e PD-së.