MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të pengojmë formimin e gurëve në veshka

06.06.2024 - 12:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të pengojmë formimin e gurëve në veshka

Mjeku: Gurët në veshka janë depozita minerale që grumbullohen në veshka në çdo moshë… Ju mund t’i nxirrni ato kur urinoni, nëse janë të vegjël, por nëse bllokohen gjatë daljes nga trupi juaj ato japin shumë dhimbje.

Aciditeti i lartë i indeve rrit rrezikun e gurëve në veshka. Ngrënia e mishit rrit këtë aciditet. Ngrënia e ushqimeve me shumë kalium ndihmon në uljen e aciditetit dhe inkurajon kalciumin të qëndrojë në kocka, në mënyrë që të mos zhvilloni gurë shqetësues, që të lëndojnë veshkat.

Nga ushqimet me shumë potasium që rekomandohen në dietë për njerezit që rrezikojnë për gurë në veshka janë : bananet, patatet, kumbullat, portokallet, domatet, mashurkat dhe farat e lulediellit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.