MENU
klinika

Prezantuesja zbulon detaje

Arbana Osmani rikthehet si moderatore e “Big Brother”?

14.07.2024 - 09:40

Të gjithë kemi qenë “sy e vesh” duke pritur rikthimin në ekran të Arbana Osmanit. Dhe tashmë që shtatori është edhe më afër, vetë moderatorja ka nisur të zbulojë nga pak të ardhmen e saj mediatike.arbana osmaniE ftuar në “RTV Dukagjini” tha se nuk ka asgjë konkrete.

Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do ta ndaj unë e para. Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë ‘Big Brother’, mund të mos jetë ‘Big Brother’. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”.

Kujtojmë se kjo periudhë për Arbanën ka qenë një fokusim te biznesi, familja dhe udhëtimet.

“Big Brother VIP Kosova” sezonin e ardhshëm mesa duket do të jetë nën moderimin e Arbana Osmanit. Lajmin e kanë bërë të ditur disa burime për “Vip Magazine”, megjithëse një informacion i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e moderatores.

Shpeshherë Arbanën e kemi parë duke udhëtuar drejt Prishtinës, ndërsa ajo ka treguar se ka të bëjë me zgjerimin e biznesit të saj edhe në trevat shqiptare dhe jo me karrierën e saj në televizion. E teksa prezantuesja e dy sezoneve të “BBV” kohë më parë është pyetur në lidhje me aludimet dhe zërat që po qarkullonin në median rozë se ajo do të prezantojë “BBVK” së bashku me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Arbana zgjodhi të mos i mohojë këto lajme duke forcuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve.

Megjithatë, presim që të shikojmë nëse me të vërtetë Arbana do të jetë prezantuesja e “Big Brother VIP Kosova”, apo jo. Së fundmi, moderatori Alaudin Hamiti ka qenë i ftuar në emisionin “Kosova Today”, ku është vënë përballë disa pyetjeve për “BBVK”. Alaudini tha se lajmet që kanë bërë xhiron e rrjetit mbeten në mendjen e atyre që i lexojnë, duke u shprehur se çdo gjë do të zbulohet në shtator, duke refuzuar që të tregojë detaje të reja nga ky reality show.

“Nuk mund të zbuloj asgjë. Po besoj i keni lexuar lajmet, ato mbesin lajme në mendjen e atyre që i lexojnë dhe si duan ta perceptojnë lajmin. Po besoj në shtator zbulohet gjithçka se çfarë do të ndodhë me ‘Big Brother VIP Kosova 3’. Nuk do të thotë t’i injorosh, por le t’i marrin në formën si dëshirojnë ata”.

Kujtojmë që përmes disa postimeve në “Instagram”, Arbana ka treguar se së shpejti do të rikthehet në ekran, duke mos zbuluar se për çfarë projekti televiziv bëhet fjalë, ndërsa të shumta ishin aludimet e fansave se ajo do të jetë prezantuesja e “Big Brother VIP Kosova”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotoja që ngjalli dyshime

A është Arbana Osmani e vetmuar?


Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!