MENU
klinika

Fotoja që ngjalli dyshime

A është Arbana Osmani e vetmuar?

01.06.2020 - 09:32

Moderatorja Arbana Osmani është tepër aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj të shumtë, detaje nga jeta e saj private.

Mirëpo, postimi i fundit i moderatores ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

“Psikologjia thotë se personi që përpiqet të bëjë këdo të lumtur, shpesh përfundon duke u ndjerë më i vetmuari.”- është shprehja që Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj që me siguri kanë pyetur veten ç’kuptim ka kjo për moderatoren.

Sigurisht që Arbana mund t’i referohet vetes së saj dhe mendja na shkon tek emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, ku mundohet të bëjë të lumtur qindra shqiptarë.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë thjesht një shprehje që i ka pëlqyer dhe të mos ketë aspak lidhje me jetën e saj personale.

Në fakt, moderatorja duhet të jetë tashmë në kulmin e lumturisë, pasi është në pritje të fëmijës së saj të dytë, me partnerin Eduart Grishaj.