24.07.2024 - 18:51
Armando Sadiku nuk ka vonuar shumë për të gjetur një sistemim të ri, pasi i dha lamtumirën klubit të Mohun Bagan në Indi. Sulmuesi shqiptar ka ndryshuar klub, por jo kampionat, pasi do të vazhdojë të tregojë talentin e tij në Indi.
View this post on Instagram
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Goa i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit shqiptar, i cili në këtë periudhë ka qenë në Shqipëri duke iu gëzuar disa ditëve pushime para se të niste punën me klubin e ri.
Sadiku pritet të udhëtojë tashmë përsëri drejt Indisë për t’iu bashkuar skuadrës së Goa në këtë etapë të re të karrierës së tij.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në formë huazimi
Armando Sadiku drejt rikthimit në Zvicër
Tani nuk e duan as në Spanjë
Armando Sadiku, “Ferrari me gomë të shpuar!”
ku do të luajë sezonin e ardhshëm