MENU
klinika

Nuk do ta besoni!

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish

27.07.2024 - 14:43

Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar. Proteinat gjenden me shumicë tek mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët.

Gjithsesi pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin. Në këtë artikull ju tregojme se çfarë i ndodh trupit kur ju konsumoni shumë mish dhe cilat janë shenjat që trupi jep. Më poshtë i gjeni të gjitha këto arsye të listuara bashkë me të gjithë dëmet që i shkaktojnë organizmit.

Lodhje e tepërt
Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit për gjatë gjithë ditës. Janë një mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit. Gjithsesi pavarësisht kësaj, ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni shumë mish të kuq përkthehet në një sasi shumë të madhe të proteinave në trup. Këto proteina sidomos kur keni edhe një sasi të madhe fibrash në organizëm, shkaktojnë dhimbje koke, irritim e për pasojë edhe lodhje.

Flokë dhe lëkurë e dëmtuar
Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë tek mishi i kafshëve. Kjo vitaminë është e rëndësishme veçanërisht për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkures. Kështu që, nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë tuaj janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi që konsumoni në përditshmëri. Gjithnjë kur të konsumoni një racion mish kujdesuni ta shoqëroni me një larmishmëri perimesh si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.

Konstipacioni
Problemet me tretjen e mirë të ushqimeve janë shumë prezente sidomos me kalimin e viteve tek çdo njeri. Konstipacioni është një ndër shenjat e para që trupi jep kur ka mungesë të fibrave. Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës tuaj me shumë mundësi do të keni probleme me tretjen. Prandaj sipas mjekëve është e rëndësishme të keni vakte të larmishme mes proteinave të mishit, drithërave, bishtajorëve, perimeve dhe frutave.

Rrit kolesterolin e keq
Duke qenë i pasur me yndyrna dhe dhjamë, konsumimi i tepërt i mishit rrit edhe kolesterolin e keq. Kjo do të thotë një risk i shtuar për trupin pasi mund të zhvillohen sëmundje kardiovaskulare.

Aroma e keqe e gojës
Konsumimi i tepërt i mishit të kuq sipas mjekëve mund të shkaktojë aromë të keqe të gojës. Kjo ndodh pasi kur trupi nuk ka më karbohidrate, fillon të përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar. Nën këtë proces formohen disa përbërje organike të cilat shkaktojë aromë të keqe dhe shije të hidhur të gojës. Kështu që mundohuni që gjithnjë të mos konsumoni më shumë se 70 gr mish, dhe jo çdo ditë.

Shtim në peshë
Siç përmendëm edhe më sipër mishi i kuq është i pasur me yndyrna dhe dhjamë. Këto yndyrna shtojnë peshën trupore dhe janë shumë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi. Prandaj është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim. Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj. Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN