MENU
klinika

Gjermanisë i mungojnë forca të kualifikuara

Çfarë përfitojnë punëdhënësit nëse tërheqin në tregun e punës pensionistët?

16.07.2024 - 09:10

Gjermanisë i mungojnë forca të kualifikuara. Politika e ekspertët duan të tërheqin sërish në botën e punës sa më shumë pensionistë, nëse ata do të ishin gatshëm. A është kjo fitore e dyanshme?

Ka kohë që në Gjermani flitet si të tërhiqet mosha e artë sërish në botën e punës, nëse pensionistët e dëshirojnë këtë. Punësimi i pensionistëve shihet si fitore e dy anshme nga politika dhe ekonomia. Po cilat janë motivet që e nxisin një pensionist të punojë, dhe si përfitojnë punëmarrësit nga kjo? Eksperti psikolog i ekonomisë, Jürgen Deller, i cili prej 15 vitesh i kushtohet temës së punësimit të moshës së artë, shprehet se ka një sërë motivesh për këtë.

“Puna ka një rëndësi shumë të madhe për shumë njerëz, ku e kuptojnë se mund të ndikojnë e ndryshojnë diçka. Vlerësimi i të tjerëve është po ashtu një faktor i rëndësishëm. Përveç kësaj në vendin e punës ke edhe kontakte sociale.” Në moshë të pensionit jo pak njerëz janë të vetmuar, sidomos kur nuk kanë partner apo nipa e mbesa. Nga ana tjetër puna e strukturon ditën, dhe është një motiv për t’u ngritur në mëngjes, thotë eksperti.

Faktori para

Nga ana tjetër nuk duhen harruar edhe arsyet financiare që i nxisin njerëzit në moshën e pensionit të punojnë. Ministri gjermani Ekonomisë, Robert Habeckdo t’i japë edhe më shumë impulse pensionistëve të punojnë. Ideja e tij, në vend që të kërkohet të punohet më gjatë, duhet të krijohen stimuj financiarë për pensionistët që punojnë. “Për shembull kontributi i punëdhënësit për papunësinë dhe pensionin mund të jepet si honorar shtesë”, tha Habeck në një intervistë për televizionin RTL në mars 2024. Pensionistët e punësuar nuk duhet të paguajnë më kontribute për pensionin. thekson Habeck.

Sipas ekspertit Deller, paraja luan rol për pensionistët, por nuk është vendimtare, sepse jetohet në një vend me sistem social shumë të mirë. “Shumica e njerëuve që duan të punojnë në moshën e pensionit janë të mirëarsimuar. Varfëria për ta nuk është faktor nxitës qendror po ka edhe pensionistë që duan me punë të shtojnë të ardhurat për shpenzimet ekstra.”

Avantazhet për punëdhënësit

Pensionistët si kontigjent i ri në gatishmëri për ekonominë në kohët kur mungon fuqia e kualifikuar punëtore? Po si mund të përfitonin punëdhënësit nga ky zhvillim? Për ekspertin Jürgen Deller, punëdhënësit kanë disa avantazhe nga një punësim i tillë. “Punonjësit e moshuar kanë përjetuar shumë, si ristrukturime, mjaft sfida në punë. Shpesh ata janë më të duruar dhe të qetë krahasuar me punëdhënësit e rinj. Përveç kësaj ata sjellin një thesar përvojeje dhe dijeje. Nëse këtë know-how di ta mbash në kompani nga kjo përfitojnë edhe të rinjtë.”

Angazhimi i punonjësve të dalë në pension pra mund të shërbejë për të zbutur mungësen e fuqisë punëtorë, nëse shfrytëzohet si duhet kapaciteti i tyre. Por si mund të tërheqin punëdhënësit pensionistët që punuan një jetë e i gëzohen në atë moment kohës së pensionit? Eksperti Jürgen Deller, i cili punon në një projekt studimor për punësimin e moshës së artë që shtrihet në 23 vende thekson ata kanë zhvilluar një indeks udhëzues për punëdhënësit. “E rëndësishmë është që sipërmarrjet të krijojnë një klimë që e vlerëson prezencën e punonjësve të moshuar. Për këtë nevojitet një organizim miqësor i ambientit të punës dhe drejtimit. Po ashtu ka rëndësi fleksibiliteti i orarit të punës, aty ku është e mundur. Duhet të kihet parasysh që vendi i punës t’i përshtatet njerëzve që kanë më pak fuqi fizike.”

Sipas eksperti Deller punëmarrësit duhet të zhvillojnë herët bisedime me punonjësit e tyre, një ose dy vite para pensionit. Ata mund t’i pyesin punonjësit për planet pas pensionit sepse ka mjaft punonjës që duan të mbeten të lidhur me punën e tyre. Por shumë pak duan të punojnë me kohë të plotë dhe këtu duhet të gjenden modele të përshtatshme pune për kohën pas pensionit. Nga politika eksperti kërkon që të krijojë kornizën e caktuar ligjore, psh, që puna në pension të jetë e patatuar. Nëse kjo ndodh, atëherë tendenca që “silver worker” të punojnë më tej do të forcohet edhe më shumë, thotë ai./DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e Presidentes së Shoqatës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë

Ikja e fuqisë punëtore/ Strategjia si mund të ndalohet


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!