MENU
klinika

Ushqimet që nuk duhen ngrënë

Çfarë thonë gjinekologët për urinë e tmerrshme para periodave

23.07.2024 - 08:50

Në ditët para ardhjes së menstruacioneve, struktura hormonale femërore ndryshon. Rezultati i këtij ndryshimi janë çrregullime tipike si dhimbja e kokës, uria e pazakonshme dhe dëshira për të ngrënë gjëra të ëmbla. Ushqimi është hapi i parë për të luftuar këto shenja, përpara se të drejtoheni tek ilaçet e rënda kundër dhimbjeve.

Ushqimet që nuk duhen ngrënë
Ekspertët këshillojnë të mos hani bukë, makarona, pica dhe ëmbëlsira. Megjithëse ju ndjeni nevojën për të marrë karbohidrate, këto lëndë ushqyese në fakt rrisin simptomat e ciklit, duke shkaktuar vështirësi në tretje. Ushqime të tjera që duhet të kufizoni janë salsiçet, salcat e gatshme, ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura. Për sa i përket pijeve, më e mirë shmangni ato stimuluese të tilla si kafja dhe pijet energjike apo alkoolike.

Ushqimet që duhet të hani
Ushqimet që rekomandohen janë bajamet dhe arrat: yndyrat e mira që gjenden te arrat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës dhe ju japin energji. Bananet dhe pjepri, të pasura sidomos me magnez reduktojnë spazmat e muskujve dhe nxisin hidratimin. Ardhja e periodave, shoqërohet me rënie të funksionit imun, prandaj keni nevojë për vitaminë C si portokalli, brokoli dhe lakra.

Aleatë të tjerë në tryezë
Bishtajoret luftojnë kundër nxitjes së urisë dhe ndjenjës së lodhjes dhe kontribuojnë në gjendjen e mirë të zorrëve. Fibrat dhe vitamina B6 kanë një efekt pozitiv në humorin tuaj. Ndër llojet e ndryshme të peshkut, sardelet, toni dhe salmoni, të pasura me omega 3 acide yndyrore mbrojnë sistemin riprodhues dhe kanë një funksion detoks në lëkurë.

Ta dini!
Nga produktet e qumështit bëni mirë të zgjidhni kosin, sepse redukton enjtjen dhe parandalon kapsllëkun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'duhet të dini

Alkool para periodave?

Ndryshimet janë të pashmangshme...

Aborti: Ja çfarë ndodh me trupin e femrës pas tij