MENU
klinika

Kritika për kandidaturat për Asamblenë Kombëtare

Çfarë vendimi mori sot kryeministri Rama

08.07.2024 - 13:21

Në mbledhjen e Kryesisë të PS nuk është miratuar vetëm kandidatura e Vangjel Tavos për bashkinë Himarë.

Teksa është diskutuar për kongresin e 27 Korrikut, kryesocialisti Edi Rama ka pasur kritika për disa drejtues qarqesh, për sa i përket kandidaturave të sjella për anëtarët e Asamblesë Kombëtare, që do të votohen në Kongresin Zgjedhor të fundit të korrikut.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve nga kjo mbledhje raporton se Kryeministri dhe kryetari i PS ka kthyer mbrapsht listat e paraqitura nga qarqet, duke rikërkuar që asnjë drejtor agjencie apo drejtorie, në nivelin qendror ose vendor të mos përfshihet në Asamblenë e re Kombëtare.

Rama citohet të ketë kërkuar se “kush mbulon rolin e drejtorit dhe dëshiron me patjetër të kandidojë për të hyrë në Asamble, duhet më parë të dorëhiqet nga posti që ka”.

Ai ka thënë po ashtu se ”Kongresi Zgjedhor duhet të hedhë një tjetër hap në ndërtimin e PS 2030 për Shqipërinë 2030 dhe ripërtëritja e nisur në bazën e PS, dhe e materializuar edhe në përbërjen e kongresit zgjedhor, duhet të vazhdojë me Asamblenë Kombëtare”.