MENU
klinika

“Ai është gati t’i propozojë”

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper drejt altarit?

25.07.2024 - 09:20

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë kthyer ndër çiftet më të përfolur të kohëve të fundit, madje edhe ndër më të preferuarit e fansave të Hollywood-it. Aktori 49-vjeçar dhe modelja 29-vjeçare kanë dëshmuar se lidhja e tyre po shkon mjaft mirë dhe gjërat duket se po bëhen serioze.

Pavarësisht se kanë vetëm 9 muaj lidhje, aktori është gati ta çojë romancën e tyre në një nivel tjetër, me të brendshmit që pretendojnë se ai është ‘i vendosur’ të martohet me supermodelen, e cila është 20 vjet më e re, shkruan Dailymail. Dyshja, të cilët kanë nga një vajzë, thuhet se kanë diskutuar gjithashtu për të pasur fëmijë së bashku.


“Bradley tashmë ka vendosur se do t’i kërkojë Gigi-t të martohet me të. Kjo nuk është as një pyetje. Ata diskutuan për familjen dhe martesën në fillim të marrëdhënies së tyre. Ata kanë kohë që janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj planeve të tyre dhe tani është vetëm çështje se kur”, tha një burim ekskluziv për DailyMail.

Fituesi i çmimit Oscar nuk do të ketë asnjë pengesë nga njerëzit më të afërt të Gigi-t pasi ai tashmë ka ‘bekimin e familjes, miqve dhe madje edhe vajzës së saj’. Gigi ka një vajzë, Khain, tre vjeç, me ish-të dashurin Zayn, 31 vjeç, ndërsa Bradley është baba i vajzës Lea De Seine, shtatë vjeç, me modelen Irina, 38 vjeç.

‘Bradley është takuar me Zayn. Ata të gjithë kanë ecur përpara dhe janë prindër të përkushtuar, kështu që nuk ka ndonjë problem. Ata kanë pasur kontakte shumë herë kur kanë të bëjnë me fëmijët e tyre, të cilët të gjithë bashkëprindërojnë miqësisht. Përveç kësaj, vajza e Gigi dhe Zayn shkon shumë mirë me vajzën e Bradley dhe Irina. Ajo pothuajse sillet si një motër e madhe për të. Ata kanë çdo qëllim për t’u bërë një familje funksionale e përzier.’-u shpreh më tej burimi.

Gjithsesi çifti ende nuk kanë folur publikisht për marrëdhënien e tyre dhe e kanë mbajtur atë larg ‘syrit’ të publikut edhe pse janë kaput nga kamerat disa herë në daljet e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E kanë mbajtur lidhjen larg vëmendjes

Interneti është fiksuar me Gigi & Bradley, por pse?