MENU
klinika

"Po ku paska muzikë më të bukur se ty..."

Mariza Ikonomi ndan foton e veçantë me vajzën

21.07.2024 - 09:40

Ka kaluar gati një vit që kur këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi dhe partneri i saj, Blendi Greço u bënë prindër të një vajze.

Këngëtarja e kishte mbajtur të fshehtë lidhjen dhe shtatzëninë ndërsa ardhjen në jetë të vajzës e tregoi vetëm pas disa javësh.

Sot, si rrallë herë Mariza ka ndarë një foto me të voglën e saj .

“Melodia e jetes sime! Po ku paska muzike me te bukur se ty mi shpirti i mamit”, shkruan Mariza teksa shihet duke përqafuar vajzën.

Vetëm së fundmi këngëtarja ka publikuar edhe një video ku shihet shtatzënë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN