MENU
klinika

“Të hënën vjen në Athinë“

Mediat greke: Beleri merr lejen për t’u betuar si eurodeputet!

12.07.2024 - 17:54

Sipas mediave greke thuhet se Beleri do të udhëtojë mëngjesin e të hënës drejt Athinës dhe më pas do të shkojë në Strasburg.

“Fredi Beleri merr lejen nga autoritetet shqiptare për t’u betuar si deputet i Parlamentit Europian në Strasburg”, kështu raporton media greke “Protothema”.

Sipas mediave greke thuhet se Beleri do të udhëtojë mëngjesin e të hënës drejt Athinës dhe më pas do të shkojë në Strasburg.

Beleri pritet të marrë pjesë në seancën hapëse plenare të Parlamentit Evropian, ku do të betohet si deputet i PE-së, gjithashtu ai mësohet se do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarin e Parlamentit Evropian dhe Komisionit.

“Pas presioneve dhe kundërshtimeve nga autoritetet shqiptare, Fredi Beleris mori lejen për të shkuar në Strasburg dhe për t’u betuar si deputet i Parlamentit Evropian. Ai do të fluturojë mëngjesin e së hënës për në Athinë, i cili do të jetë një stacion i ndërmjetëm dhe nga Athina do të shkojë në Strasburg. Ai pritet të mbërrijë në Eleftherios Venizelos në orën 12.30.

Më pas ai do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare të Parlamentit Evropian dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarët e Parlamentit Evropian dhe Komisionit, sipas informacioneve”, thuhet në lajmin e “Protothemas”.

Kujtojmë se javën e kalaur KQZ i hoqi mandatin e kryebashkiakut Belerit, pasi ky i fundiot u dënua me dy vite burg për blerje votash. Ndërkohë që menjëherë pas heqjes së mandatit, kryeministri Rama kërkoi nga presidenti shpalljen e zgjedhjeve të pjeshme në Himarë. Presidenti Begaj caktoi më pas datën 4 gusht për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme.