MENU
klinika

“Diçka e bukur po vjen!”

Pas pjesëmarrjes në reality show, Elsa Lila njofton projektin e ri!

22.07.2024 - 15:35

Këngëtarja e njohur Elsa Lila, sapo është bërë e ditur se do të publikojë një libër së shpejti. Ishte Arlinda Dudaj e cila e zbuloi këtë lajm në një postim në Instagam ku shfaqej ajo dhe këngëtarja dhe në krahë shkruante: “Diçka e bukur po vjen…fjalë zemre, si fjalë kënge”.

Detaje të tjera nuk janë zbuluar nga vajzat. Ndjekësit e artistes duket se mezi e presin këtë libër të saj pasi komentet pozitive për të nën postim kanë qenë të shumta.

Elsa u soll edhe njëherë në vëmendje të publikut shqiptar gjatë qëndrimit të saj në “Ferma Vip”. Gjatë asaj kohe këngëtarja ka rrëfyer për publikun mjaft histori të ndjera dhe jua ka rrëmbyer përsëri zemrën.

Përveç sukseseve të tjera Elsa Lila mbahet mënd për këngën “Diferenca je ti”, në bashkëpunim me Pirro Çakon , projekt i vitit 2007 për Festivalin e 46 të Këngës në RTSh.

Kujtojmë që vetëm pak muaj më parë, Elsa Lila pushtoi mediat italiane dhe vendase, teksa u njoftua arrestimi i saj, së bashku me një grup kriminal në Romë. Këngëtarja e njohur u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme dhe u lirua nga të gjitha akuzat.

Disa muaj me parë Elsa Lila u la e lirë nga autoritetet italiane dhe se ndaj saj u pushuan të gjitha akuzat. Avokati dhe njëherazi daja i saj, Sajmir Visha tregoi asokohe se e gjitha ka qenë një keqkuptim. Ai theksoi se pafajësia e saj ka qenë e qartë që në momentet e para, por shumë persona kanë vjellë vrer ndaj këngëtares.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I thashë; jam artiste dhe jo kriminele”

Elsa Lila tregon momentet e arrestimit