MENU
klinika

Ndalohen celularët!

Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini drejt altarit! Ku do të zhvillohet ceremonia

19.07.2024 - 13:31

Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini do të martohen në Buenos Aires të shtunën, më 20 korrik.

Futbollisti dhe modelja do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit para 300 të ftuarve duke përfshirë shumë personazhe të njohur në Exaltacion de la Cruz, pranë Pilarit.

Çifti kanë kërkuar që të ftuarit të mos marrin me vete telefonët e tyre pasi duan që festa e tyre të jetë private dhe relaksuese, si edhe të mos shpërqendrohen duke bërë foto e video.

Paulo Dybala i propozoi për martesë Oriana Sabatinit gjatë një mbrëmje romantike në Romë.

Përpara shatërvanit të Trevit, ndërsa ata ishin në shoqërinë e disa miqve, duke përfshirë Leandro Paredes, Alvaro Morata dhe Alice Campello (Paulo dhe Oriana janë kumbari dhe kumbara e vajzës së Moratas), futbollisti iu ul në gjunjë me unazën në dorë modeles argjentinase.

E prekur dhe e emocionuar, ajo u përgjigj “Po”. Çifti kanë zgjedhur të shtunën e 20 korrikut për dasmën e tyre. Sulmuesi i Romës kishte nisur stërvitjen me skuadrën, por u nis për në Argjentinë për dasmën dhe do të rikthehet në Itali pas dasmës për të vazhduar stërvitjen parasezonale.

Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini janë së bashku prej pesë vitesh. Ata jetojnë në një vilë të madhe në Romë, jo shumë larg Casal Palocco, të rrethuar nga një kopsht i madh me pishinë dhe disa shatërvanë.

Modelja, e cila në të kaluarën ka rrëfyer se ishte biseksuale, u zhvendos në Itali për të jetuar me futbollistin. Të dy nuk e kanë fshehur asnjëherë se duan një familje të bukur, ndërsa në të kaluarën thanë se ishin kundër dasmës, por me kalimin e kohës ndryshuan mendje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN