MENU
klinika

“A Complete Unknown”

Publikohet traileri i filmi biografik kushtuar Bob Dylan

26.07.2024 - 09:20

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia e ardhshme për legjendën e skenës muzikore botërore, Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e muzikantit të madh, ndërsa Elle Fanning luan partneren e këngëtarit, Sylvie Russo.

Përmbledhja zyrtare e komplotit thotë: Në Festivalin Folklorik të Njuportit të vitit 1965, një i ri Bob Dylan ‘prish’ skenën e muzikës popullore, duke përqafuar tingullin elektrik dhe duke e ngritur rock-un si zërin e një brezi të tërë – duke përcaktuar një nga momentet më transformuese të muzikës së tij të shekullit të 20-të.


Me regji të James Mangold dhe kastin e kompletuar ndër të tjerë Edward Norton, Monica Barbaro, Boyd Holbrook, “A Complete Unknown” do të shfaqet premierë këtë dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Së shpejti “Rolling Thunder Revue”

“Netflix” një dedikim për Bob Dylan

Një nga muzikantët më të famshëm në botë

82 vjet nga lindja e kantautorit Bob Dylan


Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!