Në Maliq, një ndër hambarët më të mëdhenj të grurit në vend, prodhimi ka mbetur stok. Teksa ka nisur korrja e grurit të ri, fermeret kanë ende në magazina prodhimin e vitit të kaluar. Shkak është çmimi i ulët. Vjet në korrik gruri shitej me 25 lek për kg, ndërsa këtë vit ka rënë në 22 lek për kg.
Fermerët ankohen se me këtë çmim nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet, ndërsa për fitime nuk kanë shpresa. Ata fajësojnë qeverinë, e cila apeloi për shtimin e sipërfaqeve me drithëra, por tashmë i ka braktisur fermerët.
“Kam një mijë kuintal në magazinë. Këtë vij bëhen përsëri 500 kuintal. Na ka mbetur pa shitur se me 22 lek është pa leverdi. Po ne kërkojmë ta shesim të paktën me 30 lek për kg. Nga shteti kërkojmë të shërbeje si rregullator në treg”, tha një fermer.
Sipas tyre, shkak për stokun e madh te grurit vendas është importi. Fabrikat e miellit nuk marrin grurin vendas por atë që importohet nga Ukraina dhe Serbia.