MENU
klinika

“U zgjova dhe thashë dua fëmijë!”

Rrëfimi i Sonila Meços për shtatzëninë: E ndieja!

19.07.2024 - 13:39

Në podcastin “Mam”, Sonila Meço ka folur mbi mëmësinë dhe periudhën e shtatzanisë. Nuk ishte një planifikim i kahershëm i rrëfen ajo Orinda Hutës, por një thirrje e brendshme që e ndiente prej disa muajsh. Një mëngjes, ajo thjesht u zgjua dhe donte një fëmijë.

“Unë e ndieja. Në fakt ishte disa muaj që kishte ardhur një thirrje e brendshme. Tani shiko, në të 30-at unë jam e bindur që për çdo vajzë, sado të jetë e përfshirë me karrierën, vjen një thirrje e brendshme. Mua më erdhi, por më erdhi gati e menjëhershme, më zgjoi nga gjumi, dje ishte kam vënë kam vënë këtë përpara, të vë ca gjëra përpara, të vë dhe këtë dhe mandej, u zgjova në mëngjes: dua fëmijë!”, tha ajo.

Pas shumë tentativash, një planifikimi që gjithçka të realizohej në muajt e verës, një mëngjes fund janari, pikërisht në ditën e ciklit menstrual, Sonila bën një test të rastësishëm shtatzënie. Aty ajo zbuloi se do bëhej nënë. Pra, ëndrra iu realizua!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profil/ Një jetë në skenë Valbona Selimllari

Miss-i shqiptar që kurrë nuk u plak

"U shua vetëm një javë para ditëlindjes"

Humbi të atin, Sonila Meço prek me mesazhin!

Çfarë ndodhi me Fjoralbën dhe Bes Kallakun?

Sonila Meço merr “timonin” e “Ferma VIP”


Personazhe të tjerë të famshëm janë përfshirë

Ngrihen 6 padi të reja për Diddy-n

Aktorja shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Jennifer Lawrence, në pritje të fëmijës së dytë!

"Do bëj diçka që nuk e kam bërë përpara"

Arbana Osmani flet për planet në televizion

Nga Linda Rama te Grida Duma dhe Elvana Gjata

Kush ishin të ftuarit në dasmën e Lori Hoxhës