MENU
klinika

Disa këshilla për ju!

Si të shijoni plazhin edhe gjatë menstruacioneve

27.07.2024 - 14:48

Nëse ditët e menstruacioneve përkojnë me një vizitë në plazh, nuk ka asnjë arsye për të anuluar planet tuaja. Mjafton të zgjidhni metodën e duhur të mbrojtjes dhe të forconi masat për ekspozimin në diell. Vetë gjakderdhja nuk ju pengon të përfshiheni në aktivitete në natyrë ose në ujë.

Në këtë artikull po ju tregojmë disa këshilla se si mund ta shijoni në maksimum detin.

Zgjidhni mbrojtjen e duhur për të shkuar në plazh gjatë menstruacioneve
Siguria se jemi të mbrojtura në mënyrë që periodat të mos bëhen të dukshme është komoditetni më i madh që secila prej nesh kërkon ato ditë. Ndaj kujdesuni që të keni marrë masat e duhura si tamopnë, peceta etj.

Forconi mbrojtjen nga dielli
Në ditët e menstruacioneve lëkura bëhet më e ndjeshme ndaj rrezeve të diellit. Në këto kushte sigurohuni që kremi mbrojtës të jetë minimumi 50 SPF që mbrojtja të jetë maksimale dhe lëkura të mos digjet.

Përgatituni me çdo gjë që ju nevojitet
Kushdo që ka përjetuar momente të ndërlikuara gjatë një daljeje teksa ka qenë me menstruacione, e di se është e nevojshme të përgatitet për më të keqen. Është një ide e mirë që të keni veshje shtesë, peceta, sapun, tampona dhe pajisje të tjera tualeti.

Depilohuni paraprakisht
Kjo mund të jetë preferenciale, por ekspertët thonë se depilimi bëhet më i dhimbshëm gjatë periudhës së menstruacioneve. Kjo pasi ndjeshmëria e lëkurës është më e madhe.

Zgjidhni kostumin e duhur të banjës
Pavarësisht se mund t’ju pëlqejë një kostum me forma më të ekspozuara, është mirë që të mos jetë ajo zgjedhja gjatë ditëve të menstruacioneve. Kjo pasi barku mund të duket më i fryrë dhe do të jeni të parehatshme për shkak të ciklit menstrual.