A duhet ti jepet leja Belerit që të bëjë betimin, pasi ai aktualisht është i burgosur?
Për juristin Kreshnik Spahiu, për të burgosurit që kanë kaluar masën mbi 4 të 5 të dënimit lejohet që të jepet leja.
Me gazetarin Nertil Agalliu në ‘Lajmi fundit’ në Report Tv, Spahiu, u shpreh se nëse Beleri do të mandatohet nga Parlamenti Europian, atëherë sipas tij, Shqipëria duhet që të gris ligjin e dekriminalizimit.
“Kur Berleri kërkonte betimin ishte në paraburgim tani është i burgosur dhe ka kryer afro 80 për qind të masës së dënimit dhe atij tashëm i kanë ngelur edhe 3 muaj dhe për shumë të burgosur që kanë kaluar masën mbi 4/5 parashikohet jo vetëm leje, por edhe lirim me kusht. Tani është momenti që shqiptarët të shohin nëse kemi një Europë që është me një standard, apo është me 2 standarde. Nëse Parlamenti Europian do ta mandatoj Belerin, Shqipëria duhet që të gris ligjin e dekriminalizimit dhe ti thotë Europës ju që mbani dy standarde nuk mund të diskriminoni Shqipërinë, si një shtet që e konsideroni si një vend i botës së 3”, tha ai.
Sa i përket shoqërimi të Belerit jashtë kufinjve, nëse do të bëhet nga autoritetet shqiptare, apo do të ketë një koordinim mes atyre shqiptare dhe të huaja, juristi Kreshnik Spahiu tha se Beleri nuk do të shoqërohet nga autoritetet.
Juristi theksoi se Beleri është në përfundim të dënimit dhe nuk beson se ai do ti shmanget pjesës së mbetur të dënimit që duhet të kryej.
Jo, sepse ai nuk është në kushtet e arrestit dhe të paraburgimi, ka një nivel mirëbesimi që ai të mos shoqërohet jashtë kufinjve. Është si një konratë e pashkruar që nëse ai do ta shkel kjo do të jetë një rrethanë rënduese për të. Unë nuk mendoj se ai do ti shmaget pjesë së mbetur së vuajtjes së dënimit”, tha ai.