MENU
klinika

Shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë

Të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet

24.07.2024 - 20:22

Kërkesa për blerjen e apartamenteve apo njësive tregtare është rritur në 6 muajt e parë të këtij viti nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë të huajt ata që po investojnë në pasuri të paluajshme në bregdetin e Vlorës. Përafërisht kërkesa është rritur me 20 për qind. Blerësit e huaj tregojnë më shumë interes për blerje prone me qëllim investimi. Ata kërkojnë apartamente por dhe vila përgjatë bregdetit.

“Ka kërkesa për prona në Vlorë, në Lungomare, Uji i Ftohtë e deri në Radhimë. Kryesisht janë blerës nga Polonia, Ukraina por dhe Gjermania”, shprehet Daniel Mustafaraj agjent imobiliar.

Kjo shpjegon dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve për ndërtimet e reja. Sot në Vlorë nuk gjen apartament nën 1600 euro/metri katror, ndërsa në resorte, 4 mijë euro metri katror.

“Çmimet janë rritur çdo muaj. Në Lungomare fillojnë me 1600 euro metri katror, ndërsa në zonën elitare tek Uji i Ftohtë shkon deri në 4 mijë euro/metri kator”, tha ai.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, biznese dhe individë të huaj kanë investuar në Shqipëri më shumë se 1 miliard euro dhe afro 55% e totalit u përqëndrua në pasuri të paluajtshme, industri nxjerrëse dhe aktivitete financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në kushtet kur qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në bregdet janë rritur...

Apartamentet në bregdet jo vetëm për të banuar, por edhe për të investuar


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!