MENU
klinika

Si do ndikonte tek shtresa e mesme

Tjetër tatim për shtëpitë e dyta?

21.07.2024 - 17:11

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe përshpejtimi i afateve të legalizimit dominuan debatin ekonomik të javës që lamë pas. Por teksa bisedohej për nivelin e rivlerësimit të pronave me 3 apo me 5% deputetët në Kuvend dhanë dhe ide të tjera.

“Bën sens që ne të bëjmë një diferencim ndërmjet shtëpisë së parë të dytë të tretë, katërt apo pestë..,” u shpreh deputeti socialist Erjon Braçe.

“Mbështet qëndrimin e Z.Braçe në lidhje me biznesin,” shtoi deputeti demokrat Edmond Spaho.

Aktualisht, por edhe me nismën e depozituar në Kuvend, pavarësisht numrit të pronave që ke, tatimi është i njëjtë për secilën prej tyre

“Është një rivlerësim i njëjtë për të gjitha shtëpitë por dhe ata që kanë më shumë se 1 biznes. Mundet të bëhet rivlerësimi edhe me kontratë porosie legalizimi, tapi etj. Cdo person që disponon një kontratë porosie do ketë të drejtën të rivlerësojë cdo pronë të tijë njëlloj,” thotë Gjin Gjoka, ekspert i pasurve të paluajthsme.

Teksa nuk vlerësohet me vend një ndryshim tatimi nga njëra banesë në tjetrën, eksperti i pasurive të paluajtshme nuk e sheh të arsyeshëm as sygjerimin për diferencim për bizneset. Sipas deputetëve të opozitës shtresa e mesme paguan ndjeshëm më shumë taksa se bizneset.

“Me thënë të drejtë e barabartë është dhe klienti për strehim por dhe ata që duan të hapin një biznes familjar. Të dyja janë në rrugë kompensimi me 5% e duhet të tatohen njëlloj.”

Nisma e deputetes socialiste Gjylameti parashikonte 3% tatimin per rivlerësim, por kryeministri Rama tha se ai do të jetë 5%.

Ky është rivlerësimi i 5-të që kryhet në Shqipëri në 13 vitet e fundit. Ndërkohë çmimet e reja të references të cilat pritet të publikohen po në shtator edhe per qytetet e tjera, sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme do të nxisin më shumë qytetarët dhe bizneset të kryejnë rivlerësimet e pronave të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN