MENU
klinika

Çmimet dhe mikpritja, “stoike”

Velipoja, nuk i humbet turistët besnikë

07.07.2024 - 10:59

Velipoja tashmë mund të thuhet me plot gojën që përveçse është kthyer në një ndër destinacionet më të kërkuara për pushime buzë detit në vendin tonë, por ndër vite ka krijuar edhe një klientelë të sajën mjaft të veçantë dhe besnike.

Këtë fakt e pohojnë vetë administratorët e hoteleve të zonës, të cilët shprehen se plazhi në veri-perëndim të vendit po pëlqehet edhe nga të rinjtë.

Por kush janë arsyet që pushuesit e Velipojës janë kaq besnikë nuk e ndërrojnë këtë plazh.

35 km larg Shkodrës, plazhi i Velipojës shtrihet në gjatësi rreth 14 kilometra, nga grykëderdhja e Bunës e deri tek “Rana e Hedhun”, në afërsi të Shëngjinit. Përveç detit shumë të pastër, ajrit me oksigjen kurativ, është edhe rëra e imët e pasur me jod.